MC Networking

Rama thumbon LSI dhe PD nga Korça: Ato forcë e parë, ne 71 mandate

Duke folur për marrëveshjen me Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama tha se ndryshimet në qeveri janë për 30 ditë, e më pas iu takon qytetarëve ta votojnë sërish PS-në.

Në këtë pikë ai nuk e kurseu ironinë me LSI-në dhe PD-në që duan të dalin forca të para në zgjedhje, kryeministri bëri një parashikim dhe tha se PS-ja do fitojë 71 mandate.

“Se çdo ndodhë pas kësaj marrëveshje këtë do e vendosni ju, këtë e vendosin shqiptarët. Gara do jetë shumë e fortë, se LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë dhe ne duam të dalim forcë e parë duke qenë se jemi të parët. Ne duam ta fillojmë me 71 vota për PS”, tha ai.

Kryeministri ka folur në lidhje edhe me qeverinë “gjysëm teknike” që pritet të marrë formë javën e ardhshme, duke siguruar qytetarët se ministrat e PD-së do të jenë thejsht kujdestarë dhe nuk do të bëjnë asnjë emërim apo tendera.

“Ata do të jenë kujdestar, s’do të bëjnë as tendera, as emërime. Administrata të mos kthehet në një instrument abuziv. U bë kështu për 30 ditët e fushatës. Se çfarë do të ndodhe mbara këtë do ata vendosin shqiptarët.”, u shpreh Rama.

 “Fakti që bëmë marrëveshje nuk e ndryshon faktin që ata kishin frikë nga vettingu. Ne kemi bërë gjënë e duhur, s’është asnjë saktificë për Peleshin deri në datën e zgjedhjeve. Kur ne themi që duam të vëmë Shqipërinë, nuk e kemi fjalë goje”, shtoi Rama.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top