MC Networking

Objektivi LSI-së janë të rinjtë, Vasili: Përgjysmojmë papunësinë brenda 4 viteve qeverisje

Kreu i LSI-së Petrit Vasili është shprehur se themeli i kësaj partie është rinia e në rradhë të parë punësimi i tyre.

Në ditën e Planit Europian për Rininë, LSI ka prezantuar planin e saj elektoral për gjeneratën e të rinjve.

Vasili ka deklaruar se nëse LSI del forcë e parë politike pas zgjedhjeve, atëherë brenda 4 viteve qeverisje, zotohet që të përgjysmojë nivelin e papunësisë në vend, e fillimisht duke i dhënë një shtysë të fortë punësimit të të rinjve në vend.

“Sot kemi një papunësi që është në masën 30%$ dhe kjo është një thirrje e shqiptarëve e cila kërkon një përgjigje.. por kur kjo përgjigje u jepet të rinjve atëherë familjet shqiptare ndihen më të qeta. Objektivi ynë është përgjysmimi i kësaj shifre që në 4 vitet e para! Realizimi i këtij objektivi nuk është më përgjigja e rreme që ka dhënë politika e vjetër, por një përgjigje e drejtpërdrejtë!”, tha Vasili

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top