MC Networking

Marrëveshja Rama-Basha si e 2008-ës, Meta: Qëllime të njëjta, por realitetet janë të ndryshme

Presidenti Ilir Meta ka pranuar para mediave se marrëveshja e arritur mes Lulzim Bashës dhe Kryeministrit Edi Rama, mund të ketë qëllime të njëjta si marrëveshja Rama-Berisha në 2008-ën.

Marrëveshja e 2008-ës ishte konceptuar për të eleminuar LSI-në si forcë politike nga skena politike me anë të ndryshimit të Kodit Zgjedhor.

Meta tha se LSI-ja nuk është e rrezikuar pasi do dalë forcë e parë, por marrëveshja mund të ketë të njëjtat qëllime.

“Nuk ka ngjashmëri me 2008 sepse jemi ne realitete të ndryshëm. Mund të ketë ngjashmëri me qëllime të njëjta, por realitetet janë të ndryshme” u shpreh Meta.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top