MC Networking

Batuta e Ramës me gratë: Kjo është korçarka që më morri sytë, por asnjëherë.... (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Korçës në një takim me gra dhe vajza.

Gjatë fjalës së tij, ai ka kërkuar në skenë Zamira Kitën, drejtoreshën e Teatrit të Korçës.

Rama: Nuk e kam thënë asnjëherë, por do ta them sot.

I drejtohet Zamira Kitës

Rama: Kthehu këtej që ta kuptojnë që nuk skuqesh. Kjo është korçarka e parë që unë kam njohur në jetë, ishte studente në akademi, ishte pak më lartë se unë, por unë duke qenë më i gjatë shikoja ato që ishin më lart se unë,e dhe më rrinin sytë te Zamira, por asnjëherë nuk u afruam derisa na afroi PS.

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top