MC Networking

Godole në Zululand: “Nuk më ka shock-uar simpatia për Enver Hoxhën që doli nga sondazhi” (VIDEO)

Jonila Godole, gazetare, në të njëjtën kohë edhe drejtoreshë e Institutit për demokraci, media e kulturë, ka folur sot në Zululand mbi një dokumentar me titullin “Fëmijët e diktaturës”, në të cilën dëshmojnë për regjimin komunist të Enver Hoxhës katër persona që nw atw kohw kanë qenë fëmijë. Ajo tha se “nuk ishte e befasuar nga rezultati i sondazhit të bërë nga OSBE-ja, prej të cilit rezultoi që gjysma e shqiptarëve kanë simpati për komunizmin e për Enver Hoxhën”. “Unë kam qenë gjithandej në Shqipëri këto kohë në kuadër të aktiviteteve që bëjmë si institut, dhe këtë simpati të shqiptarëve për Enver Hoxhën e kam pikasur përpara se të bëhej ky sondazh; këtë simpati e kam parë kudo, por sidomos në jug, si Skrapar, Gjirokastër, etj”, vijoi ajo.

Më tej diskutimi u zhvendos tek mënyra se si duhet vlerësuar komunizmi. Nano i tha të ftuarës se “ju që keni vuajtur prej komunizmit jeni tepër të kondicionuar prej fatit tuaj personal për të gjykuar mbi pesëdhjetë vitet e komunizmit; ashtu siç janë të kondicionuar edhe ata që kanë qenë pjesë e nomenklaturës së kuqe: jemi ne masa e madhe gri që nuk e kemi këtë kondicionim”. Godole tha se nuk është domosdoshmërisht kështu; në këtë mes, njerëzit kondicionohen në radhë të parë nga kultura që kanë e nga aftësia e tyre për të analizuar një epokë.

Më tej u fol edhe për Agollin, dhe Nano përsëriti idenë e tij se “të ishe askush në komunizëm nuk ishte një meritë, ashtu si edhe të ishe dikushi nuk ishte krim”, gjë me të cilën zonja Godole ra dakord.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top