MC Networking

Urdhërarresti për ish-kryebashkiakun e Kukësit Hasan Halili

Arrest me burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Hasan Halili dhe katër ish zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie. Kjo është masa e sigurisë që ka vendosur gjykata me kërkesë të prokurorisë.

 

Ish-kreu i bashkisë Kukës dhe zyrtarët e tjerë akuzohen se kanë kryer një seri veprimesh fiktive, duke e regjistruar Bashkinë Kukës si aksionere në shoqërinë “Klubi i Futbolli Kukës” sh.a., për të cilën më pas kanë paguar në mënyrë të paligjshme, në formë sponsorizimi, në periudhën 2011-2015 rreth 45 milionë lekë të reja. 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top