MC Networking

Projekti i sheshit “Skënderbej”, flet arkitekti Gjergj Dushniku

Nga Nertila Dosti 

 

Projekti i sheshit "Skënderbej", i cili u prezantua ditën e mërkurë nuk është finali, atij mund t`i shtohen apo hiqen detaje gjatë dëgjesave publike me qytetarët, kështu është shprehur për TemA TV, arkitekti pranë Bashkisë Tiranë, Gjergj Dushniku.

 

Ai shpjegon detajet e projektit aktual ndërsa shton se punimet në shesh nuk do të pengojnë aspak qarkullimin e automjetve pasi Unaza e Vogël do të lejojë mjetet të qarkullojnë normalisht.

 

Sheshi "Skënderbej" do të kthehet në një hapësirë pedonale për qytetarët, ndërsa punimet pritet të nisin në muajin qershor.

 

  • Comments

0 Comments:

Scroll to Top